DYLON

Në prag të festës së Pavarësisë, Lutfi Haziri i dhuron çelësat e banesës familjes së Qefsere Dakut

Në prag të festës së Pavarësisë, Lutfi Haziri i dhuron çelësat e banesës familjes së Qefsere Dakut
Avatar photo Redaksia

Në prag të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka dhuruar çelësat e banesës së re Qefsere Dakut, e cila është nënë vetëushqyese.

“Jam i lumtur që në prag të 11 vjetorit te Pavaresisë, e kemi bërë me banesë të re familjen e Qefsere Dakut, në kuadër të aksionit “Pak nga ne, shumë për ata”. Është nënë vetushqyese, e cila po e rritë një djalë. Ndihem shumë mirë që kjo familje tash më nuk e ka problemin e banimit”, ka thënë Haziri pasi i dhuroi çelësat kësaj familjeje.

Haziri ka falënderuar organizatën “Jetimat e Ballkanit” për donacionin, duke iu bashkanngjitur kështu  aksionit të madh të Komunës “Pak nga ne, shumë për ata”.

EkoHigjiena

Pas mbrëmjes humanitare të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Haziri për banim social në tetorin e vitit 2014, numri i familjeve që janë bërë me kulm mbi kokë e ka kaluar shifrën 100, janë rinovuar 50 shtëpi, shtatë të tjera janë në proces, përderisa Komuna po ua paguan qiratë 50 familjeve me gjendje të rëndë sociale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.