Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka vazhduar me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit në fshatin Përlepnicë.
Drejtori Bejtullah Osmani, tha se kanë bërë pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit 1.2 kilometra gjatësi.
“Kjo po bëhet me qëllim të zvoglimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, tha Osmani.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës sê Gjilanit, shtoi se i gjithë ky aktivitet realizohet bazuar në objektivat që dalin nga plani i punës pēr vitin 2024.
“Vazhdojmë tutje me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjëve në lokalitetet tjera të Komunës së Gjilanit”, tha Bejtullah Osmani. /2LONLINE/