Po pastrohet sheshi i qytetit të Gjilanit, që tani e tutje, pritet të vizitohen më shumë nga qytetarët, pas lirimit të masave nga ana e qeverisë së Republikës, që ishin ndërmarrë për shkak të COVID-19.
E kjo punë, sipas nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, vije si rezultat i vazhdueshëm i pastrimit të hapësirave publike, dhe, veçanërisht, rritjes së vetëdijes qytetare ndaj përmirësimit të ambientit, transmeton 2LONLINE.com.
Ismajli ka thënë se kjo hapësirë publike i takon të gjithë qytetarëve, për ta shfrytëzuar maksimalisht, andaj, edhe përkujdesja për të duhet të jetë prioritet për të gjithë.
“Një falënderim të veçantë shkon për Zjarrfikësit të cilët janë shndërruar në partnerë tanë për secilën punë të mirë të cilën po e bëjmë bashkë. Do të qëndrojmë në ballë të çdo beteje e cila i kontribuon përmirësimit të ambientit dhe krijimit të një perceptimi pozitiv në vetëdijen e qytetarëve”, ka thënë nënkryetari Ismajli. /2LONLINE.com/