DYLON

Urime – Teatri Magjik i Fëmijëve me 1 Qershor ka ditëlindjen e dytë! (VIDEO)

Urime – Teatri Magjik i Fëmijëve me 1 Qershor ka ditëlindjen e dytë! (VIDEO)
Avatar photo Redaksia

Teatri Magjik i Fëmijëve, që funksionon në kuadër të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, i mbush 2 vjet nesër, më 1 qershor, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

“Teatri Magjik i Fëmijëve”,  funksionon si skenë e veçantë në kuadër të Teatrit të Gjilanit, por që u dedikohet ekskluvisht shfaqjeve e programeve për fëmijë.

Drejtues të teatrit thanë se përgjatë këtyre dy viteve, Teatri Magjik i Fëmijëve ka sjellë 71 shfaqje për fëmijë. 19,300 është numri i fëmijëve e prindërve që kanë vizituar shfaqjet e programet tona duke dhuruar po aq buzëqeshje e po aq dashuri, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi ka thënë se ndjehet krenar për themelimin e Teatrit Magjik të Fëmijëve si skenë e program i menduar ekskluzivisht për më të dashurit tanë, të cilin e themeluan më 1 qershor 2018.

“Nesër, Teatri Magjik i Fëmijëve mbush 2 vjet. Unë i dëshiroj jetë të gjatë bashkë me shumë shfaqje e shumë dashuri për fëmijët. Ky teatër bashkë me këtë projekt a ide do të ishte i pamundur pa ndihmën e stafit të teatrit dhe pa besimin e madh të komunës së Gjilanit. Mirënjohës përjetësisht të gjithëve për ndihmën”, ka thënë Zymberi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.