Aksionit të Komunës së Gjilanit për pastrim të ambientit, iu kanë përgjigjur edhe fshatrat përmes organizimit të Këshillave të fshatrave dhe nxënësve të shkollave në pastrim të ambientit.
Nxënësit e shkollës së Përlepnicës, qytetarë të shumtë dhe aktivist-ekologë për ruajtjen e ambientit, kanë bërë pastrimin e hapësirave publike rreth penda e Përlepnicës që është edhe furnizuesi kryesor i Gjilanit me ujë të pijes.
Kjo pjesë dhe vendbanime të shumta, por edhe aksione të vazhdueshme nëpër lagje në qytet, kanë bërë që ambienti të jetë më i pastër, duke bërë që rrugët, trotuaret, parqet dhe hapësirat brenda fshatrave të mbahen të pastra, falë edhe vetëdijësimit qytetarë që gjithnjë e më shumë është i fokusuar në krijimin e ambientit të pastër dhe të mirëmbajtur, ka thënë Bardhyl Syla, kryesues i grupit punues për pastrim të Gjilanit.
Syla tha se Komuna e Gjilanit është e vendosur që edhe më tutje të vazhdojë aksionin për pastrim nëse është e nevojshme sepse ajri i pastër dhe ambienti i mirëmbajtur është detyrë e të gjithëve barabarsisht.
“Apelojmë te të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, pavarësisht se ku ata jetojnë, që të jenë të vëmendshëm në ruajtjen e ambientit, sepse nëse hasen duke ndotur ambientin, dëmtuar atë do të gjobiten me dënime mandatore në bazë të ligjit”, ka thënë drejtori Syla, njofton kumtesa e Zyrës për Informim të Komunës së Gjilanit.
Ndryshe, këtij aksioni i është bashkangjitur edhe kësaj radhe Agjencia për Zhvillim Rajonal Lindje, nën koordinim të drejtorit ekzekutiv, Agim Zeka. /2LONLINE.com/