DYLON

Në kanalin e garazhit ia gjejnë një pushkë gjuetie dytytëshe

Në kanalin e garazhit ia gjejnë një pushkë gjuetie dytytëshe
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për një rast: “Armë mbajtje pa leje”.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. ka bërë me dije se Policia e Kosovës në Novobërdë,  me 28 qershor 2021, rreth 09:30, në bazë të Urdhrit të Gjykatës kanë  kryer kontrolli shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshimtit, banor i fshatit  Kuvcë , nën dyshimin se posedon armë ilegale. 

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit në kanalin e garazhit është gjetur një pushkë gjuetie dytytëshe. 

“Arma e gjetur është konfiskuar dhe në konsultim me prokurorin rasti i kalohet Prokurorisë Themelore në Gjilan me procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.