Në kuadër të aksionit për pastrim, i cili ka filluar më 1 prill e do të vazhdojë deri më 22 të këtij muaji, sot është ndërmarr aksion për pastrimin e ambienteve rreth Kishës Katolike dhe varrezave pranë saj në fshatin Letnicë.
I shoqëruar nga prifti i Kishës Katolike të Letnicës, si dhe nga komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar gjithë mekanizmat, por edhe qytetarët për mbështetjen që po i japin aksionit të pastrimit këto ditë.
Aksioni për pastrimin e varrezave kroate në Letnicë, është vazhdimësi e aksionit për pastrimin e varrezave ortodokëse në Viti, që u bë para dy ditësh, e që do të vazhdoj edhe nëpër lokalitete të tjera.
Në përgjithësi, aksioni i pastrimit të ambientit, si dhe eliminimi i deponive të egra të mbeturinave, është duke vazhduar dhe është shtrirë në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë. /2LONLINE.com/