DYLON

Kurteshi-Emini: Pavarësisht vështirësive, mësimdhënësit po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur objektivin

Kurteshi-Emini: Pavarësisht vështirësive, mësimdhënësit po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur objektivin
Avatar photo Redaksia

Në shkollat e Gjilanit ka vazhduar sot dita e dytë e mësimit pas pushimit pranveror.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, bashkë me drejtorin e Arsimit, Nazim Gagica kanë vizituar shkollën ‘Zija Shemsiu’, për të parë nga afër mësimin online.

EkoHigjiena

Përndryshe, në Gjilan po punohet me përkushtim dhe me të gjitha kapacitetet për ta realizuar sa më mirë mësimin online. 

‘Pavarësisht vështirësive, mësimdhënësit po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur objektivin e punës në shkolla, qoftë te mësimi online, qoftë te ai me prani fizike’, ka thënë Kurteshi-Emini pas kësaj vizite. 

Ajo shpreson që shëndeti publik të përmirësohet sa më shpejt që është e mundur dhe procesi edukativo-arsimor të rikthehet në normalitet.

Përndryshe, niveli 1-5 janë duke mbajtur mësim me prani fizike, ndërsa niveli 6-12 online.   /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.