(2L ONLINE) – Drejtoria për Shërbime Publike dhe Ambient e Komunës së Kamenicës e prirë nga drejtori Faton Jakupi, në mënyrë vullnetare ndërmori një aksion për pastrimin e varrezave të qytetit të Kamenicës.
Sipas zyrtarëve komunal, një gjë e tillë bëhet për herë të parë në komunën e Kamenicës. “Pasi që është bërë një traditë jo e mirë për mirëmbajtjen jo të mirë të varrezave në vendin tonë atëherë kjo drejtori mori një aksion të tillë që të pastrohen këto varreza”, thuhet në një njoftim të Komunës së Kamenicës. /2L ONLINE/