Në Pozheran është bërë pastrimi dhe klorifikimi i rrugëve, trotuareve dhe hapësirave publike.
Kjo masë po ndëmerret në kuadër të angazhimeve komunale për të mbajtur ambient të shëndoshë dhe te sigurtë për të gjithë qytetarët.
Komuna e Vitisë po vazhdon përkushtimin me të gjtha kapacitetet duke marrë masa dhe veprime adekuate në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit Covid-19.
Trajtimi i objekteve dhe hapësirave publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Pastrimi dhe klorifikimi është bërë edhe në fshatin Ramjan.