Milot Rashica i ka siguruar barazimin Werderit Bremen, duke shënuar një gol nga penaltia në minutat e fundit të ndeshjes.
Miloti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë që ishte një lojë e vështirë, mirëpo moren një pikë te rëndësishme.
Po ashtu Rashica nuk e ka harruar Kombëtaren e Kosovës pasi që ai tha se tani është koha për detyrë në kombëtare.
Kosova javën e ardhshme do të luaj në miqësor kundër Gjibraltarit, kurse më 14 tetor do të luaj kundër Malit të zi.
Postimi i plotë i Milot Rashicës:
Tough game tonight,but at the end an important point!!! we keep going. Time for international duty