Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u betua dhe mori detyrën pas fitores mahnitëse në zgjedhjet e muajit të kaluar me 73 % të votave.
Deri tani nuk ishte e qartë se çfarë qëndrimesh dhe politikash planifikon presidenti Zelenskiy përveq disa slloganeve dhe fjalimeve të pakta gjatë fushatës, që ishin edhe pjesë e satirës së misionit të tij.
Vendimi i parë i tij ishte shpërndarja e parlamentit 5 muaj para kohe me arsyetimin se në Ukrainë politikanët po e shfrytëzojnë postet për t’u pasuruar.
Ai deklaroi gjatë fjalimit të tij inagurues se “Njerëzit janë lodhur nga politikanët me përvojë, që për 28 vite kanë ndërtuar një shtet mundësish…për ryshfet, shpërlajrje parashë e korrupsion”.
Parlamenti i tanishëm i Ukrainës kontrollohet nga ish presidenti Poroshenko që ka shumicën e anëtarëve dhe do të ishte gati e pamundur të shtynte para agjendën e tij të politikave.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shpalli se synimi i tij kryesor është sigurimi i paqes në lindje të Ukrainës, ku ka pesë vite që ushtarët po luftojnë kundër separatistëve që mbështetën nga Rusia e ka shkaktuar mbi 13 mijë viktima.