BE akuzon Hungarinë se po nxit urrejtje ndaj emigrantëve

BE akuzon Hungarinë se po nxit urrejtje ndaj emigrantëve

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë akuzuar qeverinë e Hungarisë se po i dhunon të drejtat e njeriut dhe për përdor retorikë anti-emigracion që nxit “ndjenja ksenofobie, frikë dhe urrejtje”.

Në një raport të hartuar nga komisionerja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic, erdhi në përfundimin se “Dhunimi i të drejtave të njeriut në Hungari kanë një efekt negative në mbrojtjen e sistemit demokratik dhe sundimit të ligjit”.

Komisionierja, raporti i të cilit është i bazuar në takime të ministrave të qeverisë, grupeve të shoqërisë civile gjatë pesë dite vizite në Hungari, gjatë muajit shkurt, thekson kritikat ndaj sistemit hungarez të azilit që ka rezultuar në rritjen e urrejtjes ndaj të huajve.

Duke e ngritur alarmin, sidomos në dhunën e përdorur nga policia për t’i larguar të huajt të kombësive tjera, ajo e kritikon politikën e Hungarisë, e cila refuzon t’i ushqejë emigrantët dhe azil-kërkuesit.

Qeverisë hungareze, i është kërkuar që ta zgjidh krizën të cilën vetë e ka krijuar. Komisjonerja argumentoi se atje ekziston një gjendje emergjence, ku vetëm për një vit, janë pranuar vetëm 671 azil kërkues.

KOMENTE