Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Gjilan me ç’rast rrugët brenda qytetit kanë qenë të bllokuara, tashmë janë të hapura për qarkullim të automjeteve.
Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, kryetari Lutfi Haziri ka mbledhur mekanizmat emergjentë dhe në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë punuar intensivisht në normalizimin dhe menaxhimin e situatës.
Kryetari Haziri e ka cilësuar si një pasdite horrori tragjedinë e sotme që ndodhi në qendër të qytetit.
Ndryshe, sonte në ora 20:00, me iniciativë të rinisë gjilanase, do të ndezën qirinj tek furra “Qerimi”, pronë e të ndjerit Qerim Çoçaj, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij.