Ministri i Brendshëm francez, Castaner njoftoi se ka urdhëruar prefektët rajonalë të dërgojnë patrulla dhe të rrisin vëzhgimet mbi objektet fetare. Franca ka rritur masat e sigurisë në objektet fetare pas sulmit të përgjakshëm mbi dy xhami në Zelandën e Re.
Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner sot njoftoi se ka urdhëruar prefektët rajonalë të dërgojnë patrulla dhe të rrisin vëzhgimet mbi objektet featre, si masë të sigurisë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përmes Twitterit ka dënuar “krimin e tmerrshëm në xhamitë në Zelandën e Re”, ku shtoi se vendi i tij me partnerët ndërkombëtarë do të punojnë për luftën kundër terrorizmit.
Policia e Zelandës së Re ka konfirmuar se në sulmin mbi dy xhamitë në Christchurch u vranë 49 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.