Samet Arifi (1978) nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit është ndaluar nga policia duke i caktuar një muaj paraburgim nën dyshimin se ka ndihmuar personat që kanë shkelur me makinë policin Goran Gjorgjeviq.
Titulli ka mësuar se Samet Arifi para disa ditëve është paraqitur në polici, ndërsa pas marrjes së deklaratës, gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Vranjë i ka caktuar paraburgimin prej 30 ditëve.
Para një muaji në paraburgim ndërroi jetë Reshat Bajrami, automekanik nga Tërnoci, i cili po mbahej në burg nën dyshimin se ishte pasagjerë në makinën që shkeli për vdekje policin Goran Gjorgjeviq.
Kanë kaluar dy muaj nga aksidenti me fatalitet, ndërsa policia ende nuk ka arritur ti kap autorët e kësaj vepre.
Zyrtarët policorë disa herë kanë deklaruar se kryesit e veprës gjenden në territorin e Kosovës