/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast ku në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale në trafik, ka goditur me veturë viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
fotoilustruese