Pas nënshkrimit javë më parë të memorandumit të mirëkuptimit nga ana e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, me organizatën DAI Global lidhur me implementimit të projektit të USAID – Integriteti i Komunave të Kosovës (KMI), një ekip e këtij të fundit, i kryesuar nga Agim Salihu – u.d. i zëvendësdrejtorit të projektit, ka vizituar sot Gjilanin, ku është pritur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku me bashkëpunëtorët.
Në këtë takim janë prezantuar ekipet e USAID KMI dhe të Komunës së Gjilanit në fushën e menaxhimit të financave publike, prokurimit publik, menaxhimit të projekteve dhe kontratave publike si dhe të auditimit të brendshëm, me qëllim të koordinimit për fillimin e asistencës në komunën e Gjilanit.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, është zotuar se bashkëpunimi me ekipin e USAID KMI do të jetë i plotë, derisa i ka falënderuar për mbështetjen ndaj Gjilanit për menaxhimin e financave publike, prokurimit publik, menaxhimit të projekteve dhe kontratave publike si dhe të auditimit të brendshëm. /2LONLINE/