Shkruan: Refik HASANI
Mbledhja e dy qeverive e që aktualisht po mbahet sot në Elbasan, datë 26.11.2021, do të duhej të pasohej nga një takim i Qeverisë së Kosovës dhe Qeveris së Shqipërisë në Gjilan, ku kjo komunë do të duhej të jetë nikoqir i takimit të përbashkëta të dy qeverive.
Anamorava ka një rëndësi tejet të posaçme , pasi dallohet me disa karakteristika që e dallojnë nga Rajonet tjera, në radhë të parë përmes Gjilanit lidhet Medvegja, Bujanoci, Presheva, Kumanova e Likova. Gjilani si një trekëndësh ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj mbledhje e paralajmëruar e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës është interes i përgjithshëm publik që të mbahet në Gjilani si qendër Rajonit të Anamoravës.
Gjilani kufizohet me krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe Kumanovën e Likovën e Maqedonisë Veriore. Gjilani ka rëndësi dhe domethënie që të mbahen edhe takime të Komisioneve Parlamentare të parlamentit të Kosovës me Komisione Paralmentar të Shqipërisë, dhe të Parlamentit të Kosovës me Komisione paralmentar të Maqedonisë Veriore.
Takimi i këtij rangu dhe niveli qendror të Shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, do të jepte mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, por edhe të njoftoj, alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin e tyre. /2LONLINE.com/