DYLON

Policia Kufitare arreston një të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”

Policia Kufitare arreston një të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”
Avatar photo Redaksia

Më datë 26.11.2021, në orën 00:10, Policia e Kosovës, DRPK “Perëndimi” Gjakovë, në këtë rast Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative,  në Bjeshkët e Vojdullës, ka ndaluar një automjet me targa vendore, të cilin e drejtonte i  dyshuari mashkull kosovar T.J. ( 1970). 

Njësitë policore kufitare gjatë kontrollimit të automjetit në ulësen e përparme kanë gjetur dhe sekuestruar:

EkoHigjiena
  • 1 (një) armë e tipit AK -47
  • 1 (një)  karikator për AK-47 
  • 31 (tridhjetë e një )  copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Pas kompletimit të  rastit me urdhër të prokurorit, është inicuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armës”, arma dhe municionin sekuestrohen, ndërsa i rasti vazhdon  në procedurë të  rregullt. /2LONLINE.com/