Për nder të pensionimit të punëtorit, Sabri Morina-Profesor dhe Zyrtar në Drejtorinë Komunale të Arsimit, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi kanë ndarë mirënjohje, për kontributin profesional në themelimin dhe funksionalizmin e institucioneve arsimore në Komunën e Kamenicës.
Kryetari Rahimaj duke uruar për pensionimin, ka falënderuar punëtorin, Sabri Morina, për punën, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm.
“Angazhimi dhe puna e Zotriut Sabri Morina është kontribut me vlerë për institucionet e arsimit në komunën tonë. Punëtorët sikurse Zotëri Morina janë motiv për të rinjët që me punë arrihet çdo gjë”, tha Kryetari Rahimaj.
Edhe Drejtori Afrim Dervishi, ka folur për punën dhe angazhimin e deritanishëm të pandalshëm të punëtorit, duke e falënderuar atë për bashkëpunimin me të gjithë.
Ndërsa punëtori Sabri Morina duke kujtuar vitet që ka punuar në komunë, ka falënderuar të gjithë zyrtarët komunal për bashkëpunimin në punë. /2LONLINE/