Komuna e Kamenicës me kërkesë dhe iniciativë të asambleistëve Flamur Spahiu dhe Albert Thaçi, ka bërë hapjen dhe zgjerimin e rrugës “Rexhep Spahiu”.
Kjo rrugë e cila ishte e pakalueshme tash e 20 vite, tani do të përdoret dhe do të jetë e kalueshme nga të gjithë banorët për nevojat e tyre!
Komuna e Kamenicës në bashkëpunim të vazhdueshëm me asambleistët do të angazhohen që kjo rrugë të bëhet një shëtitore për banorët e kësaj ane Muçiverc -Roganë, thuhe në komunikatën e Komunës. /2LONLINE.com/