DYLON

Mirënjohje për Policinë e Kosovës nga Këshilli i Nxënësve të Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti”

Mirënjohje për Policinë e Kosovës nga Këshilli i Nxënësve të Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti”
Avatar photo Redaksia

“Mirënjohje nga këshilli i nxënësve të shkollës së mesme “Xhavit Ahmeti” për Policinë e Kosovës për kontributin dhe ndihmën në mbarëvajtjen e mësimit dhe pengimin e vetive deviante në këtë shkollë, që kanë dhanë pijetarët e PK-së”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Ai tha se Njësia për Komunitet e Stacioni Policor Gjilan  në vazhdën e zbatimit të strategjisë “Policia në Komunitet” ka  marrë pjesë në takimin përmbyllës të aktivitetit të cilin në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme gjimnazi natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan kanë realizuar ligjërata kundër “Dukurive Negative në Shoqëri” siç janë : “Lëndët Narkotike-Drogat”.

EkoHigjiena

“Këtë aktivitet e ka mbështetur me prezencën e tij edhe drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit, në Gjilan, Nazim Gagica ,  drejtori i kësaj shkolle, Bekim Mustafa dhe stafi i mësimdhënësve dhe nxënësve nga kjo shkollë, të cilët e kanë përkrahë dhe lavdëruar pjesëmarrjen dhe ndihmën e Policisë së Kosovës.

“Në shenjë falënderimi për kontributin e vazhdueshëm në edukimin e gjeneratave të reja ,nga kjo shkollë për kontributin e dhanë, rreshter Sadete Sadikut, i është ndarë mirënjohje”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, Policia e  Kosovës, njësitet Policia në Komunitet do të jenë të përkushtuar me  angazhimin e tyre të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e mësimit dhe pengimin e dukurive negative nëpër shkolla. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.