(2L ONLIEN) – Sot është mbajtur provimi pranues në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, në drejtimet e edukimit, ekonomikut dhe juridikut.
“Ne, Parlamenti studentor së bashku me Këshillat studentore kemi vëzhguar procesin e provimit dhe konsiderojmë se i tërë ky proces ka kaluar pa probleme të mëdha që do të dëmtonin aplikuesit. Një shqetësim që kemi patur, ka qenë sjellja jo në nivelin e duhur nga ana e disa profesorëve dhe asistentëve me aplikuesit”, tha Mehmet Zylfiu – Kryetar i Parlamentit Studentor.
Sipas Zylfiut vërejtjet e marra nga ana e vëzhguesve të Parlamentit Studentor dhe këshillave studentore, do t’i hartojnë dhe do t’i paraqesin menaxhmentit të Universitetit.
Kurse Nënkryetarja e Parlamentit Studentor, Sevdane Mustafa tha se konkurrenca nuk ka qenë e madhe, në përjashtim në fakultetin e Edukimit përkatësisht në programin Fillor ku për rreth 137 student sa do të pranohen, kane aplikuar rreth 520 studentë, kurse në programin para fillor konkurrenca ishte më e vogël ngase nga 143 aplikues pritet të pranohen 137 studentë.
Parlamenti Studentor shpreson që edhe procesi i vlerësimit të provimeve te kaloj ngjashëm me sot e pse jo edhe më mirë duke ju uruar suksese të gjithë aplikantëve. /2L ONLINE/