Anëtarët e Parlamentit Europian kanë votuar për ndalimin e përdorimit të mjeteve të plastikës, të cilat përdoren një herë.
Bëhet fjalë për enët e pajisjet nga plastika të dedikuara për një përdorim, si gotat, pjatat, pipsat etj.
Organizata të mëdha të shëndetit kanë kritikuar disa herë përbërjen e mjeteve të plastikës dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut, por ky veprim i BE-së po bëhet edhe me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe planetit nga plastika, mbeturinat dhe asgjësimi i tyre përmes zjarrit.