Ndërton ishull lundrues me 100 mijë shishe

Ndërton ishull lundrues me 100 mijë shishe

Richart Sowa, një artist nga Anglia, i tregoi gjithë botës një mënyrë interesante se si mund të ripërdoren shishet plastike, kur ai nga 100 mijë shishe krijoi një ishull të bukur lundrues.

Ky projekt filloi kur artisti kuptoi se shishet plastike janë shumë të qëndrueshme dhe mund të shërbejnë si material ndërtimi. Richart Sowa është i bindur se përdorimi i shisheve plastike dhe mbetjeve të tjera për ndërtimin e ishujve është e ardhmja.

Është e pabesueshme, por një shishes i duhen deri në 450 vjet për t;u tretur, gjë që e bënë atë një mbetje toksike për mjedisin por në anën tjetër një material ndërtues shumë të qëndrueshëm.

Për ndërtimin e Joyxee Island, e cila ndodhet pranë ishullit meksikan të Isla Mujeres, Richart ka përdorur 100,000 shishe plastike, disa kompensatë, dhe paleta prej druri.

Bërthama e ishullit është bërë nga shishe plastike të vendosura brenda rrjetave, dhe ajo që mban të gjitha së bashku janë pemët që përhapin rrënjët e tyre midis shisheve.

KOMENTE