DYLON

Kampionet e Evropës në xhudo përfaqësojnë Kosovën në “Grand Prix” në Gjeorgji

Kampionet e Evropës në xhudo përfaqësojnë Kosovën në “Grand Prix” në Gjeorgji
Avatar photo Elife Sherifi

Kryeqyteti i Gjeorgjisë, Tbilisi, është ndalesa e radhës e xhudisteve tona në rrugën drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020. Në Tbilisi prej të premtes deri të dielën do të zhvillohet Grand Prix i xhudos, garë kjo e vlefshme për të fituar pikë Olimpike.

Kosovën do ta përfaqësojnë kampionia e Evropës, Nora Gjakova, njëherit sportistja më e mirë e Kosovës për vitin 2018, e zgjedhur nga Komiteti Olimpik I Kosovës, si dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka.

Nora garon të premten në kategorinë e saj (deri në 57 kilogramë), ndërsa Loriana të dielën në kategorinë deri në 78 kilogramë.

EkoHigjiena

Garuesit tjerë si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të pushojnë. Të pesë xhudistët tanë, momentalisht kanë normat Olimpike Tokio 2020. Nora është e katërta në kategorinë e saj në renditjen Olimpike, ndërsa Loriana e 15-ta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.