Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu .
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /2LONLINE/