Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës, sot (e shtunë), parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjashme, me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.
Gjatë vikendit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s. /2LONLINE/