Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto dy ditë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 – 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. /2LONLINE/