Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se, sot në vendin tonë, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. /2LONLINE.com/