Zuzaku: AAK do të jetë një forcë politike që paraqet siguri, garanci, zhvillim e përparim të Gjilanit

Zuzaku: AAK do të jetë një forcë politike që paraqet siguri, garanci, zhvillim e përparim të Gjilanit

Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, i ka dhënë besimin e plotë Agim Zuzakut që të udhëheqë me degën në mandatin e ardhshëm.

E , tashmë më, kryetari i AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku, ka falënderuar strukturat e partisë për këtë besim të dhënë, ndërsa ka shtuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit, pa dallim ideologjie, përkatësie fetare e kombëtare.

“Garantoj sot, se Aleanca do të jetë një forcë politike që paraqet siguri, garanci, zhvillim e përparim të Gjilanit, sepse bashkë e kemi dëshmuar prej kohës se ne, mundemi, dimë, duam dhe ia dalim, por vetëm bashkë”, ka thënë Zuzaku, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, ai ka falënderuar për këtë besim, Këshillin Drejtues.

“E kuptoj qartë se nuk është një punë e lehtë, as privilegj. Është përgjegjësi që kërkon angazhim, vullnet e dinamikë tjetër të punës. Sukseset janë të garantuara vetëm kur jemi bashkë në punë e shumë procese, dhe kjo, jam shumë i bindur, nuk do të mungojë”, ka thënë ai.

Zuzaku ka falënderuar kryetarin e deritanishëm, Rexhep Kadriun për hapësirën e dhënë përgjatë shumë viteve, bashkëpunimin e sinqertë dhe korrekt si në organizimin dhe zhvillimin e Aleancës, po ashtu edhe në institucionet Komunale kur kemi vepruar.

“Falënderoj  edhe të gjithë nënkryetarët, kryesinë, strukturën e degës e nëndegëve, posaçërisht aktivistët e të rinjtë që për asnjë moment nuk u ndalën së vepruari e angazhuari për të mirën e Aleancës, në theks të veçantë të Gjilanit”, ka thënë kreu i ri i AAK-së së Gjilanit, Agim Zuzaku.

Ai poashtu ka falënderuar për prezencën në takimin e sontëm edhe dy nënkryetarët e AAK-së, Muharrem Nitaj e Ahmet Isufi dhe ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi. /2LONLINE.com/

KOMENTE