Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s. /2LONLINE.com/