DYLON

Në Këshillin Kombëtar Shqiptar pritet komisionari i OSBE-së: Në kërkim të zgjidhjeve adekuate

Në Këshillin Kombëtar Shqiptar pritet komisionari i OSBE-së: Në kërkim të zgjidhjeve adekuate
Avatar photo Redaksia

Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është pritur një delegacion i kyesuar nga komisari i Lartë për Drejtat e Pakicave të OSBE-së, Kairat Abdrakhmanov.

“Falënderova për bashkëpunimin dhe për qasjen konstruktive në adresimin e çështjeve dhe shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nënvizova pamundësimin e realizimit të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginë përmes akteve nënligjore dhe procedurave administrative”, ka shkruar kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi. 

EkoHigjiena

Ai më tej  i shpjegoi komisionerit se diskriminimi, pasivizimi i adresave, nënpërfaqësimi dhe refuzimi për përfshirje të komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore mbeten sfida që presin zgjidhje. 

Në takimin me delegacionin e OSBE-së në zyrët e KKSH-së morën pjesë edhe zëvendëskryetari i këtij institucioni Enver Mehmeti dhe Lirona Zuka nga zyra e Medvegjës. 

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka vlerësuar se komuniteti shqiptar është në kërkim të zgjidhjeve adekuate sepse të drejtat janë të patjetërsueshme dhe se dialogu Kosovë-Serbi mbetet mundësi për zgjidhje juridiko-politike të çështjes së Luginës së Preshevës.

BURIMI: Tituli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.