Sipas institutit hidrometeorologjik të Kosovës, do të kemi mot kryesisht të ngjashëm me javën që lamë pas.
Të martën dhe të premten parashihen vranësira të dendura të cilat vende–vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta. /2LONLINE/