Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Dita e hënë parashihet me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë ditëve tjera parashihen edhe me kushte për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s. /2LONLINE/