Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjithashtu do ketë edhe ngritje graduale të temperaturave.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s. /2LONLINE/