Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes.