Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot e nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat parashihen të sjellin reshje lokale shiu të shoqëruara me rrufe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s. /2LONLINE/