DYLON

Kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi vizituan komunën e Tetovës

Kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi vizituan komunën e Tetovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi kanë vizituar komunën e Tetovës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast ata janë pritur aty nga, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami me bashkëpunëtorë me të cilën kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të dy komunave në kuadër të projekteve të ndryshme në mesin e tyre në kuadër të projektit ndërkufitar.

EkoHigjiena

Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjithashtu shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të dyja komunave në interes të qytetarëve Vitias dhe të Tetovës.

Ai e njoftoi homologun e tij lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme të komunës së Vitisë, potencialet dhe sfidat me të cilën përballët kjo komunë si dhe nevojat për investime.

Përndryshe komuna e Vitisë ka pasur bashkëpunimi te tilla edhe me komunat tjera të RMV-së të Likovës, Krivo Plankës, Gostrivarit etj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.