Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell ditën e mërkurë.
Reshjet e shiut do të fillojnë sot për të vazhduar gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën. Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale.
Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.
Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s. /2LONLINE.com/