DYLON

Shkombtarizimi i shqiptarëve në ish-republikat jugosllave!

Shkombtarizimi i shqiptarëve në ish-republikat jugosllave!
Avatar photo Redaksia

Projektet  “Naçertania”dhe “Megali Idea” serbe dhe greke, kishin filluar gjatë viteve 40-ta “kinse” nuk e kishin përfunduar bashkimin kombëtar të territoreve të pushtuara nga Perandorinë Osmane, në fakt ishin për okupimin e territoreve shqiptare që në atë kohë gjendeshin nën okupimin osman.

Shkruan: Sami ARIFI

EkoHigjiena

-Projektet serbe filluan zbatimin në territoret shqiptare, ndaj shqiptarëve, që nga Kriza Lindore, Luftërat Ballkanike, Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore gjerë më tani, përmes zhdukjes fizike të tyre, terrorit, asimilimit përmes shkombtarizimit me metodat më të ndryshme ndaj shqiptarëve. 

– Sipas shkencëtarit francez Ami Bue (Ami Boue) (10) në vitin 1838, popullata e Serbisë ka qenë më e vogël se 900.000 (nëntëqind mijë) banorë, kurse shqiptarët numëroheshin më tepër se 1.600.000 (një milion e gjashtëqind mijë). Atëherë shqiptarët kanë qenë numerikisht dy herë më shumë se serbët dhe më shumë se grekët. Bue ishte një botanist i shquar dhe njëri prej themeluesve të Shoqatës së Gjeologëve Francez. Të dhënat dëshmojnë se, kur Shqipëria shpalli pavarësinë kishte 700.000 banorë, ndërsa nga gjenocidi serbo-malazezë e grek u zhdukën fizikisht në format më barbare më se 500.000 (gjysmë milioni) shqiptarë. 

Sipas shkencëtarit francez Ami Bue (Ami Boue) në vitin 1838, popullata e Serbisë ka qenë më e vogël se 900.000 banorë, ndërsa shqiptarët numëroheshin më tepër se 1.600.000. Pra, shqiptarët ishin numerikisht gati dy herë më shumë se serbë dhe më shumë se grekë.

-Shqiptarët ortodoksë pothuaj se, përmes këtyre projekteve të ish-pushteteve jugosllave përmes të ashtuquajturës “Kisha Nacionale Ortodokse Serbe” u asimiluan që të gjithë.

-Ndërsa sot në Maqedoninë e Veriut edhe se është një numër jo i madh i shqiptarëve ortodoksë që nuk e dijnë gjuhën shqipe ndihen se kanë prejardhjen nga ilirët dhe ndjehen si shqiptarë, por, nuk kanë guximin të deklarohen të tillë.

-Në Maqedoninë e Veriut, është fjala te një numër mjaft i madh i shqiptarëve që ndërruan gjuhën në ish-federatën jugosllave d.m.th kohë jo aq të largët dhe u shkruan nga presioni si goran apo mysliman maqedonas, ata tani kërkojnë t’iu kthehen rrënjëve të tyre, thjeshtë të bëhen investime për hapjen e shkollave shqipe dhe të flasin prapë në gjuhën e gjyshërve të tyre, që gjerë më tani nga presioni i pushtetit maqedonas fëmijët e tyre kishin mësuar në gjuhën maqedonase.

-Rasti i njëjtë është sot me Pazarin e Ri, i cili pjesërisht shtrihet në Republikën e Serbisë dhe pjesërisht në atë të Malit të Zi, po t’iu bëhet një investim për shkollimin e fëmijëve në gjuhën shqipe, meqë ende ndjehen si popullatë nga gjyshërit shqiptarë, së shpejti ata prapë do t’i kthehen të folurit shqip.

-Urojmë që dy akademitë: të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, që gjerë më tani ishin në gjumin dimëror, të sjellin projekte për të penguar edhe më asimilimin e popullatës shqiptare në ish-republikat jugosllave.

Urojmë gjithashtu dy qeveritë: të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës të bëjnë investim në këtë fushë në mënyrë që të shpëtohet, edhe pse me vonesë, nga shkombtarizimi i shqiptarëve në ish-republikat jugosllave, Serbia nuk po ndalon me investime për kolonizim e territorit të Republikës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut…  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.