Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndryshim të motit.
Ky ndryshim vije si rezultat i vranësirave të dendura të cilat parashihen ta mbulojnë territorin tonë.
Vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, nuk do të mungojnë intervalet me diell.
Sa i përket vlerave të temperaturave maksimale ato do të shënojnë rënie.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. D
o të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s. /2LONLINE.com/