Arianit Hetemi kryetar i AKV “Kemajl Azizi”, ka thënë se ka qenë një privilegj i ansamblit të jetë përfaqësuese e Kosovës në një festival të këtij rangu, ku kanë marrë pjesë edhe dhjetëra shoqëri e grupe nga dhjetë shtete ballkanike e evropiane.
“Ne jemi prezantuar në natën e parë, si mysafir ndërkohë që në mbrëmjen e tretë kemi prezantuar me programin e përgatitur për këtë festival, që ka zgjuar kërshëri si tek publiku po ashtu edhe tek ansamblet pjesëmarrëse”, tha Hetemi.
Edhe koreografi Fehmi Rexhepi është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e ansamblit vitias në Gjirokastër. Sipas tij, është pëlqyer nga të pranishmit loja e anëtarëve që është karakterizuar me motive burimore të trevës së Karadakut.
Ndryshe, Rexhepi ka thënë se po punohet për realizimin e një projekti të ri që nënkupton përgatitjen e një repertori të ri me disa valle të reja, i cili projekt kërkon financim, andaj edhe shpreson që do të finalizohet dhe të ecët parapara drejt sukseseve të reja. /2lonline/