Komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan, Major Agim Lipovica me stafin e tij të lartë, sot ka pritë në takim pronarët e argjendarive të komunës së Gjilanit.
Në këtë takim , veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në qytetin e Gjilanit, ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë rreth dyqaneve të argjendarive në Gjilan, në parandalim të incidenteve kriminale, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve .
Major Agim Lipovica, i ka siguruar pronarët e argjendarive se policia ka hartuar “planin operativ” me masa të shtuara të policisë në terren dhe prezenca e policisë në parandalim veçanërisht në orët e mbrëmjes me qëllim preventivë do të jete ma e shtuar rreth lokacionit të argjendarive .
Edhe përfaqësuesit e argjendarive u zotuan se do të ndërmarrin masa të shtuara në dyqanet dhe për rreth tyre si me kamera të sigurisë alarme të zëshëm dhe forma tjera të sigurisë.
“Me këtë rast, ftohen qytetarët për bashkëpunim, që për çfarëdo informacioni, që mund të qon në një rast kriminal, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192, apo numrit emergjent 112. Informacionet e juaja do të trajtohen menjëherë nga policia dhe të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thotë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani. /2LONLINE.com/