Njësia e TASK FORCË-ës -Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare ne mes Republikës se Kosovës dhe shtetit Serb.
Më datë 14.04.2024 n[ë rrugën Stublinë-Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti Peugeot me targa serbe me drejtues I.A. shtetas serb, i cili kishte hyre nga Serbia ne Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale.
Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar disa pako me Plazma Keks i bluar: 61 pako x 16 kutia, gjithsej 976 kuti.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër te prokurorit malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminal doganor, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/