Oficerët e doganës sot kanë arritur të parandalojnë një kamion i cili trasportonte 13440 litra etanol (alkooh 96%), njofton Dogana e Kosovës.
Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative njësitet anti-kontrabande të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një kamion të dyshuar i cili vinte nga Mitrovica. Me këte rast është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13440 litra Alkool koncentrat 96% Etanol me vlere prej 23,923.20€ (me origjine nga Serbia). Derisa shmangiet nga Detyrime Doganore të llogaritura për te rast jane 83,253.27 Euro.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtine dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Malli i kontrabanduar është sekuestruar.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në komunikatë. /2LONLINE/