Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Task Forcës, në kuadër të Policisë Kufitare – Lindje, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren, ku si rezultat është identifikuar një mjet i dyshuar/kombi pa targa, i cili është zënë në flagrancë duke hyrë ilegalisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.
Pas ndalimit të mjetit të dyshuar nga ana e zyrtarëve policorë është legjitimuar drejtuesi i mjetit, i dyshuari mashkull kosovar, tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar mallrat e dyshuara për kontrabandim, pa dokumente përkatëse.
Mallrat e dyshuara janë si në vijim:
• 99 pako me nga 12 kg mjaltë,
• 1188 copë kavanoz qelqi,
• 100 pako me çajra për dobësim “Nerox”,
• 200 pako me çajra “Detoxs”,
• 300 copa sprej “Viga 150000”,
• 100 kutia x12 copë ”Exellent Q7”,
• 200 copa “Titan Gel”.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, dhe malli i dyshuar për kontrabandim dërgohet në terminal doganor. /2LONLINE/