DYLON

Fushatë vetëdijesuese kundër zjarreve

Fushatë vetëdijesuese kundër zjarreve
Avatar photo Redaksia

Njësite policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave, sot me datën 28.09.2023 ka vazhduar me aktivitete duke shpërndarë disa broshura me këshilla përcjellëse për qytetaret për të shtuar kujdesin ndaj zjarreve me apelin ‘’Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm’’.

Ndezja e zjarreve sidomos atyre fushore kanë potencial të përhapjes së shpejtë dhe rrezikon pasoja të dëmshme për jetën, pronën, djegien e hamulloreve dhe pyjeve.

EkoHigjiena

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse vëreni një zjarr që po përhapet jashtë kontrollit, ju lutemi thirrni menjëherë në numrat pa pagese 192 ose 112.

Përmes bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të përbashkët, mundë të sigurojmë ruajtjen e natyrës dhe shëndet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.