Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, ka hartuar dhe ka zbatuar një plan operativ.
Disa pjesëmarrës në trafik, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, konkretisht në urën mbi lumin Lepenc, për kuriozitet dhe për shkak të bukurive që ofron kjo urë, ndalojnë me automjetet e tyre në shiritat emergjentë dhe zbresin nga automjetet ku në shumë raste bëjnë edhe fotografime të ndryshme e kjo është bërë edhe në grupe, me çka është rrezikuar siguria e tyre dhe e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Policia me qëllim të shtimit të sigurisë në autostradë, gjatë tri javëve të shkuara ka shqiptuar gjithsejtë 33 tiketa në këtë lokacion:
28 tiketa ndaj shoferëve për ndalje në autostradë,
5 tiketa për lëvizjen e këmbësorëve në autostradë.
Policia e Kosovës, apelon dhe kërkon nga qytetarët në përgjithësi dhe drejtuesit e automjeteve në veçanti, që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë të mos bëjnë shkelje të rregullave të qarkullimit në autostradë sepse po rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve. Policia do të ndëshkojë të gjithë ata që bëjnë shkelje të tilla.